Presidenti amerikan Joe Biden, ka njoftuar se do të udhëtojë në Teksas në ditët në vijim për t’u takuar me familjet e 19 fëmijë dhe dy të rriturve që u vranë nga një person i armatosur në shkollën fillore Robb në Uvalde.

Biden ka shtuar se e sheh të arsyeshme që të ndodhet pranë familjeve,.

“Ne kemi ndjerë një dhimbje të madhe dhe shpresojmë të sjellim pak ngushëllim për këtë tronditje të madhe”, ka thënë ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: