Të ftuar në emisionin ”Open”, në News24, me gazetaren Eni Vasili, Arben Çeku, ish- ambasador, Arjon Sulo gazetar dhe Shkëlqim Hajdari, Kryeinspektor i Përgjithshëm i Republikës, kanë diskutuar në lidhje me pjesëmarrjen e shqiptarëve në votime dhe faktit nëse qytetarët kanë braktisur proceset zgjedhore, si mungesë e alternativave.

Zoti Çeku ka sqaruar se interesi i shqiptarëve për politikën ka ardhur duke u ulur çdo vit.

Ndërkohë analisti Sulo ka ngritur shqetësimin e mungesës së alternativës. Sa i përket Kryeinspektorit Hajdari, ai ka zbulur atë se çfarë mund të bëhet për të rregulluar gjendjen.

Arben Çeku: Interesi i shqiptarëve për politikën ka rënë çdo vit, interesi për fushatë elektorale është u ulët pasi shqiptarët mendojnë se është një dezha vu. Na është thënë edhe pse kanë votuar majtas kanë treguar pakënaqësi, të cilat i kanë treguar me votimin për kryebashkiakët.

Kur i kemi pyetur a votojnë sërish kryetarin aktual të bashkisë, shumica kanë thënë jo, kanë kërkuar ndryshim, qoftë kryetari i bashkisë i djathtë apo i majtë.

Edhe tek bojkoti i opozitës, shumica e qytetarëve kanë qenë kundër bojkotit, nuk është se nuk kanë mendim politik. Dita e votimit pastaj është një proces që nuk e studiojmë

Arjon Sulo: Ne votojmë më shumë se rajoni. 70-80 përqind e shqiptarëve në Shqipëri votojmë. Votojmë 50 përqind të numrit të përgjithshëm të shqiptarëve.
Ne votojmë, por nuk ka alternativë, të më fusë dorën në xhep Rama dhe ta votoj?
Në 2005 pati rotacion edhe 2013. Nuk votojnë shqiptarët për ata që na qeverisin keq, zgjedhin me inteligjencë politike.

Shkëlqim Hajdari: Nuk kanë alternativë. Mënyra e organizimit ligjor nuk lejon organizimin e formacioneve të tjera jashtë dy partive. Nuk votojnë se nuk kanë alternativë.

Duhen rregulluar ligji zgjedhor, rregullimi i 12 zonave zgjedhore, mocioni i besimit e mosbesimit siç ka qenë, borxhi publik të zgjidhet me shumicë votash jo se ka qef kryeministri.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb