Analistët e ftuar në emisionin “Open” në News24, Fitim Zekthi dhe Flogert Muça janë përfshirë në një debat mbrëmjen e së enjtes në lidhje me gjuhën e përdorur në fushatë nga ana e kryeministrit Edi Rama.

Zekthi tha se gjuha e Ramës nuk ka ndryshuar prej vitit 1990, ai përdor një gjuhë demoralizuese, duke sulmuar kundërshtarin deri në thelb.

“Rama imiton Konicën kur i drejtohej Shahin Kolonjës. Rama ka një gjuhë ndarëse dhe e sulmon kundërshtarin deri në thelb. Nuk i hyn në krevat njerëzve, por gjuha e Ramës është demoralizuese”, tha analisti Fitim Zekthi.

Ndërsa gazetari Flogert Muça e ka cilësuar gjuhën e përdorur nga Rama në fushatë të hidhur, por jo fyese.

Fitim Zekthi: Rama tha se gjuhën e ka shpatë dhe jo pelte. Ai i referohet Konicës por duhet të marrë shembull Sami Frashërin, Mithat Frashërin. Më të mirët e gjuhës shqipe nuk janë vetëm këta. Rama kështu e ka nisur që në ’90 dhe kështu e ka bitisur. Ky i thotë gazetarëve kadri, dikujt në Lezhë, tha për qenin, thuaj atij analistit të heshtë. Rama imiton Konicën kur i drejtohej Shahin Kolonjës. Rama ka një gjuhë ndarëse dhe e sulmon kundërshtarin deri në thelb. Nuk i hyn në krevat njerëzve, por gjuha e Ramës është demoralizuese. Edhe Hitleri sarkazmën përdorte.

Flogert Muça: Arti i oratorisë nuk është vetëm i politikës, arti në publik. Ka gjuhë të hidhur, por nuk fyen.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb