Ministrja për Sipërmarrjen dhe drejtuesja politike e PS Shkodër, Edona Bilali, shprehet se Partia Socialiste do të përzgjedhë si kandidat për President një figurë, e cila të ketë pëlqimin e të gjithë shqiptarëve, por edhe të opozitës.

“Partia Demokratike dështoi, tha ministrja Bilali, “që të sjellë kandidatura në 3 raundet e para dhe tashmë do jetë PS që në dy raundet e mbetura të përzgjedhë një president, që të jetë i gjithë shqiptarëve shprehe”.

Ministrja Bilali shprehet se nga 3 kandidatura të mundshme, ajo ka propozuar për President të ardhshëm dy gra shkodrane, emrat e të cilave nuk i bën të ditur. Pavarësisht propozimeve të saj, Bilali shprehet se do të votojë cilëndo kandidaturë që do të marrë dakordësinë brenda PS, sepse sipas saj, Presidenti i ardhshëm duhet të jetë një figurë përbashkuese për gjithë shqiptarët.

Ministrja Bilali foli edhe për procesin e zgjedhjeve se kryetarëve të PS në qarkun Shkodër ku aktualisht po shqyrtohen dosjet e kandidatëve ndërsa u bëri thirrje socialistëve që të lënë ndasitë sepse vetëm bashkimi mund të bëjë që PS të fitojë Shkodrën në zgjedhjet e ardhshme vendore…

Aktualisht në degët e PS të qarkut Shkodër janë rreth 25 kandidatura për Shkodrën, Malësinë e Madhe, Vau Dejësin, Pukën dhe Fushë Arrësin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb