Deputeti demokrat, Edmond Spaho kujtoi debatin me kryeministrit Edi Rama pas të cilit u vendos përjashtimi i tij në një seancë të Kuvendit.

Demokrati tha se Rama ndaj tij fjalor ordiner, ndërsa i kërkoi kryetares së Kuvendit që të ketë të njëjtin qëndrim për deputëtët.

“Ndoqa diskutimin e zotit Majko. Veçanërisht pjesën për moralin. Seancën e kaluar kam ngritur të njëjtat çështje në Kuvend. Dhe jam përjashtuar për një fjalë që përdora për të treguar veshin e shurdhër të maxhorancës për ato probleme, me të cilin e ngriti dhe zoti Braçe dhe Sula. Desha të theksoj se është e domosdoshme që këtu të aplikohet i njëjti standard. Si për deputetët e maxhorancës dhe të opozitës.

Po ju kujtoj që kryeministri ka përdorur fjalor ordiner, të ulët kur më është drejtuar 3 seanca më përpara në prezencë të ministreve të kabinetit dhe të kërkonte përjashtimin e kryeministrit nga seanca. Ai fjalor nuk përdoret as në rrugë, aq më tepër në prezencë të femrave. Kur kërkojmë moral, kërkojmë për të gjithë. Fjalët që përdorim përdoren në kontekst politik.”, tha Spaho.

Nikolla: Ju siguroj se në respekt të rregullores dhe të etikës, do të jemi të barabartë në gjykimin dhe vlerësimin, bazuar në rregullore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb