Inter po vazhdon fushatën përforcuese, por ngjarjet aktuale çojnë edhe në kontakte të reja për shitjen e Milan Skriniar. Klubi zikaltër dhe PSG folën sërish për mbrojtësin sllovak dhe në orët e fundit francezët e kanë rritur në 70 milionë euro ofertën për të marrë shërbimet e Skriniar.

PSG ofroi fillimisht 60 milionë euro dhe Draxler, por Inter nuk i ishte i interesuar për asnjë futbollist në këmbim, kjo edhe për të mos prishur hirearkinë e pagave. Pas ka një akord me sllovakun, pesë vjet kontratë nga 7.7 milionë euro neto në sezon plus bonuse që do ta çonin atë të fitonte 9 milionë euro në vit. Tani topi është në klubin e Interit.

Ndërkohë, ende ka mjegull rreth së ardhmes së Paulo Dybala. Sipas Tuttosport, ka pasur një kontakt të ri mes Marotta-s dhe agjentit të sulmuesit argjentinas. Ideja është Dybala do të vinte vetëm pas largimit të Sanchez, që duket se do ta vijojë karrierën te Flamengo.

Atëherë do të jetë e nevojshme të gjendet një ekuilibër i ri midis hierarkive sulmuese, ku ndodhen Lukaku dhe Lautaro, me Dzekon që do të duhet të ulet në stol.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb