Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit Taulant Balla i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë Armando Subashi panë sot nga afër punën që po kryhet për zbatimin e projektit për rikualifikimin urban të qendrës së Cakranit.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se falë këtij investimi të rëndësishëm, Cakrani bëhet qendra e parë rurale në Bashkinë e Fierit, ku po zbatohet një projekt të tillë me qëllim ofrimin e hapësirave të reja publike për banorët e zonës.

Sipas Ballës projekti parashikon ndërtimin e unazës dhe rikualifikimin e hapësirës në qendër të fshatit, duke përfshirë ndërtimin e shëtitores së re, trotuare, hapësira rekreative, gjelbërim dhe vendosjen e sistemit të ri të ndriçimit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Postimi i plotë i Taulant Ballës
Fier?Vijon puna? për zbatimin e projektit për rikualifikimin urban të qendrës së Cakranit.

Falë këtij investimi të rëndësishëm, Cakrani bëhet qendra e parë rurale në Bashkinë e #Fierit, ku po zbatohet një projekt të tillë me qëllim ofrimin e hapësirave të reja publike për banorët e zonës.

Projekti parashikon ndërtimin e unazës dhe rikualifikimin e hapësirës në qendër të fshatit, duke përfshirë ndërtimin e shëtitores së re, trotuare, hapësira rekreative, gjelbërim? ndriçim?etj.

Ky investim pritet t’i japë zonës një standard të ri infrastrukturor, hov zhvillimit ekonomik dhe cilësi më të mirë jetese për banorët. Premtim i mbajtur?
#ShqipëriaeArdhmjaJonë??☀️

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: