NGA ZONJA VJOLLCA*
450 gr fileto viçi
100 gr fiq të thatë
100 gr pançetë
50 gr stika
150 ml verë e bardhë
400 gr patate
2 lugë gjelle miell
2 speca me ngjyrë
Vaj
Rozmarinë
Presim mishin në feta, e shtypim me çekiç dhe e marinojmë me kripë dhe piper. Mbi çdo fetë mishi vendosim pançetë. Presim fiqtë e thatë në copëza të vogla dhe vendosim një fik të copëtuar dhe stika të thërrmuara në çdo fileto. E palosim fileton e mishit në formë roleje dhe e vendosim në tigan duke e lyer me miell. E skuqim mirë nga të dyja anët, më pas e shuajmë me verë të bardhë. Involtinit e përgatitur i servirim të shoqëruar me patate dhe speca të kauërdisur në yndyrën e mishit bashkë me një degë rozmarinë.
(d.b/Vila24/BalkanWeb)