TIRANË – Zbulohet identiteti edhe i dy personave të tjerë që kanë marrë pjesë në ngacmimin seksual të 17-vjeçares në Urgjencën e Tiranës. Gazetari Spartak Koka ben me dije se personat janë: Andi B. Bushaj, 19-vjeç si dhe Dejvi F. Lamaj, 18 vjeç, të të dy shpallur tashmë në kërkim.

Nga hetimi rezultoi se tre djemtë që shfaqen në video, të përfshirë në veprën penale të veprave të turpshme me të mitur, janë Evarist Pasha, 25 vjeç (i arrestuar) si dhe dy personat në fjalë, që nuk janë kapur ende.

Policia arrestoi një ditë më parë 25-vjeçarin Evarist Pasha, nga Tepelena, sekser i një agjencie funerale në afërsi të QSUT-së, i dënuar më herët për tentativë trafikimi droge e armëmbajtje pa leje. Sipas prokurorisë, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në shkurt të 2014, në spitalin nr.1 në QSUT dhe skandali doli në dritë këtë fillim janari, kur videoja u publikua në rrjetet sociale. Vajza e cila është ngacmuar në ambientet e spitalit është e mitur. Ajo është marrë në pyetje nga policia dhe ka shpjeguar rrethanat e ngjarjes. Sipas saj, ka qenë në lokal nën ndikimin e alkolit dhe nuk mban mend ç’ka ndodhur kur është transportuar ne spital pa ndjenja.Aty është realizuar dhe videoja. Nga hetimet e deritanishme nuk rezulton që vajza të jetë abuzuar seksualisht. Pamjet shokuese u publikuan në rrjetet sociale dhe krijuan një indinjatë të thellë në mbarë opinionin publik shqiptar në këto ditë të fillimit të vitit 2015.

NJE I ARRESTUAR DHE DY TE NDALUAR PER MOSKALLEZIM KRIMI
Policia e Tiranës bën të ditur se nga Seksioni Kundër Trafiqeve në Policinë e Tiranës, rreth orës 01:50, u bë ndalimi me inisiativë i shtetasve Albi F. Bocaj, 18 vjeç dhe Patrik Gj. Kaço, 18 vjeç, të dy banues në Tiranë. Ata kanë qënë personat që e kanë shoqëruar 17-vjeçaren në urgjencë nga një lokal nate, ku kishte humbur ndjenjat për shkak të abuzimit me alkolin.

Ndalimi i tyre u krye në vijim të hetimeve mbi ngjarjen e videos së publikuar në rrjetin social youtube, ku shfaqen imazhet e tre djemve të cilët ngacmojnë seksualisht një vajzë 17-vjeçare dhe ka ndodhur në QSUT. Dy të rinjtë Bocaj dhe Kaço, sipas prokurorisë akuzohen për moskallëzim krimi.

Neni 108 Kodi Penal
Vepra të turpshme
(Ndryshuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 24;
ndryshuar me ligjin nr.23/2012, datë 1.3.2012, neni 11)
Kryerja e veprave të turpshme me të mitur që nuk kanë arritur moshën
katërmbëdhjetë vjeç, dënohet me burgim nga tre gjer në shtatë vjet.

Neni 300 Kodi Penal
Moskallëzimi i krimit
Moskallëzimi në organet e ndjekjes penale, në gjykatë, në organet
e rendit publik, të pushtetit ose të administratës, i një krimi që është
duke u kryer apo që është kryer, dënohet me gjobë ose me burgim
gjer në tre vjet.

RRËFIMI I VAJZËS 17-VJEÇARE

Vajza , e cila është ngacmuar në ambientet e spitalit është moshë e mitur. Ajo është marrë në pyetje nga policia dhe ka shpjeguar rrethanat e ngjarjes. Sipas saj, ka qenë në lokal me më shumë se tre persona, të cilët i ka identifikuar dhe kanë konsumuar alkool deri natën vonë, por nuk mban mend ç’ka ndodhur më tej më tej në Urgjencën e QSUT-së. Pas dhënies së dëshmisë, vajza është shoqëruar për në shtëpi ku i është ëkrkuar që në rast se kujton fragmente të tjera të asaj nate, të kontaktojë me Policinë.

Ndërkohë, hetimet kanë nxjerrë në dritë faktin se “miqtë” e saj e kanë transportuar për në spital për t’i dhënë ndihmë, pasi gjendja e saj ishte e rënduar dhe në momentin kur e kanë shtrirë në shtratin e spitalit, pranë tyre është afruar Evarist Pasha, sekser morgu. Aty është realizuar dhe videoja.

(ar.sh/er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: