KINE – Kamerat e sigurisë në një qendër tregtare në Harbin të Kinës kanë regjistruar një moment dramatik, kur nënë e bijë goditen nga një karrocë supermarketi e mbushur me ushqime, teksa ishin duke zbritur me shkallët lëvizëse.

Mësohet se nëna ka humbur ndjenjat, ndërsa vajza është mbuluar në gjak. Sipas mediave vendase, pasi është përmendur, nëna ka deklaruar se menaxherët e qendrës tregtare duhet të marrin përgjegjësinë për ngjarjen.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: