TIRANË – Ambasada amerikane në Tiranë, në përcjelljen që i është duke bërë ambasadorit Alexander A. Arvizu, ka ndërtuar historinë vizuale të veprimtarisë së tij në Shqipëri nëpërmjet disa fotografive më pikante, marrë gjatë 4 viteve të shërbimit të tij në Shqipëri.
Ndër këto foto, spikatin ato familjare, që publikohen për herë të parë, ku Arvizu shfaqet me bashkëshorten Anne Cunningham dhe vajzën e tij Yuki duke e çuar në shkollë.
(ar.sh/BalkanWeb)