Dy të rinj shqiptarë, 25 dhe 27 vjeç, kanë rënë në prangat e policisë greke, pasi u kapën duke grabitur një banesë.
Ngjarja ka ndodhur në Kretë, kur dy të rinjtë janë futur në një banesë, pronarët e të cilës kishin shkuar në një dasmë.
Edhe pse plani i tyre dukej “perfekt”, nuk ia kanë dalë që të largohen me florinjtë e vjedhur, me vlerë prej mbi 11 mijë eurosh, si dhe rreth 500 euro cash.