Vendosja e fashës 800 kilovatë orë dhe më pas pezullimi i saj për tetorin është në fokus të emisionit të sotëm “Open” në News24.

Milva Ekonomi, Ministre e Shtetit për Standardet dhe Shërbimet tha se qeveria ka në qendër të vëmendjes familjet shqiptare dhe se ka pasur studim dhe nga ERE dhe nga OSHEE për vendosjen e fashës.

Nga ana tjetër aktivisti dhe avokati Adriatik Lapaj, tha se metodika e përdorur për vendosjen e fashës është e gabuar dhe se e vërteta është që shumica e popullsisë do paguante shumë më shumë për energjinë, duke bërë live llogaritë dhe duke qenë vit elektoral, do ndikonte elektoralisht.

Ekonomi: Dëgjimi është më i shpeshtë në vendimmarrje se sa ka qenë 3 vjet më parë kur nuk kishim krizë energjetike. Ka një shpjegim juridik për veprimin që po ndërmerr ERE. Qeveria ka në qendër të vëmendjes familjet shqiptare. I kishte dhe një javë më para, se vuri një fashë, duke bërë me kujdes një studim. Ndërkohë ai ishte konsumi mesatar vjetor i familjeve që doli ajo fashë. Dhe OSHE dhe ERE kanë bërë pjesën e tyre të studimit.

Lapaj: Unë as zemrën as mendjen e kryeministrit nuk e hap dot ta shikoj. Ajo që bëj unë është deduksioni logjik mbi të dhënat. Ato që harxhojnë 9120 lekë në muaj, nuk e thyejnë fashën 800 kilovatë. Atyre që faturave iu vijnë më shumë se kaq e thyejnë fashën.

Për atë që ka paguar 120 mijë lekë në muaj, deri në 9120 lekë do ta paguajë aq sa ka qenë, pjesën tjetër me 42 lekë dhe do paguaj 240 mijë lekë në muaj.

Unë bëj pjesë tek ata njerëz që e pranoj që ka një krizë, tek ata njerëz që kanë filluar të kursejë.

Sido që ta kenë bërë këta e bëjnë si mesatare vjetore, por energjia nuk paguhet njëherë në vit, por çdo muaj. Në qoftë se në gusht kam paguar 50 kilovatë dhe në dhjetor 1300 kilovatë, me metodikën e këtyre unë kam paguar 650 kilovatë në gusht dhe 650 në dhjetor. Ndërkohë që e vërteta është se në dhjetor kam paguar 1200. Për muajt tetor, nëntor, dhjetor, janar, shkurt dhe deri diku marsi, do dilte e vërteta që shumica e popullsisë do paguante shumë më shumë dhe duke qenë vit elektoral, do ndikonte elektoralisht. Mua më la shije të keqe që një institucion i pavarur që paguhet me rroga të majme, nga taksapaguesit më të varfër të Europës, nuk qenka aq i pavarur, por vendimet i marrka nga vendimi i kryeministrit.

Ekonomi: ERE merr vendimin mbi bazën e kërkesës së OSHE. Kryeministri i thotë pezulloje, jo ta ulë.

Lapaj: ERE paska marrë një vendim që të rrisë energjinë përtej një metodike dhe një llogarie që nuk dalka ashtu, përderisa e thotë kryeministri.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb