Politologia Evi Kokalari në një lidhje LIVE në emisionin “Pikat mbi I” në News24 foli për situatën në PD ndërsa tha se ka besim te Flamur Noka pasi sipas saj ai nuk punon për të hequr Berishën nga kryesia e partisë.

Po ashtu Kokalari foli për Belind Këlliçin për të cilin tha se ai nuk do kandidojë për bashkinë e Tiranës dhe se deklaratat që ajo është xheloze për të janë komike dhe pafytyrësi nga ana e tij.

“Kam besim te Flamur Noka që ka një lloj burrërie ndërsa Këlliçi nuk e ka. E di besimin që ka Berisha te Albana Vokshi dhe Flamur Noka. Më pëlqen personaliteti i Vokshit dhe Berishës i duhet një person si ajo pranë por problemi është se ajo nuk është votuar kurrë, ndërsa te Noka ende kam shpresë.

Nuk them që çdo gjë të varet te ai por besoj se mund ta çojë PD-në aty ku duhet. Ai nuk punon për të hequr Berishën dhe për t’u bërë kryetar. Ka disa gjëra me të cilat nuk jam dakord që kanë ndodhur më Albanën. Kjo është një parti që duhet të kthehet në një opozitë të fortë, një institucion që i përgjigjet popullit. Duhet të mbajmë fjalën e dhënë qytetarëve. Rama do iki në një pikë, do e marrim për pak , por nuk vjen kështu ndryshimi. Nëse PD është një lëmsh, PS është komplet e ikur. Këlliçi ka thënë që jam xheloze për të, ai ka pafytyrësinë që ta thotë këtë. Ai nuk do kandidojë për Tiranën. Është komike”, tha Kokalari.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: