Blogeria e njohur Sara Karaj është bërë nënë për herë të dytë. Ka qenë vetë Sara ajo që ka ndarë lajmin e bukur me ndjekësit e saj, ndërsa iu desh të lindte para kohe djalin e saj të dytë.

Teksa postoi një foto ku shihet krah djalit, të cilin e ka quajtur Greg, blogeria tregon se kjo javë për të ishte e vështirë.

“Pas një jave plot sfida dhe intensive, më në fund Greg iu bashkua familjes tonë. Greg, na ke mrekulluar me forcën tënde. Ne jemi çdo moment me ty. Të tre. Uroj që kjo periudhë të kalojë sa më shpejt dhe të vish me ne, siç kemi imagjinuar me Tomasin dhe babin. Ajo që dua të të siguroj është që kur ti të bëhesh më mirë dhe i fortë do kesh vëllain dhe babin më të mirë në botë afër, që do të të qëndrojnë afër në çdo moment të bukur e të vështirë. Ndërsa mua, ti e di do të më kesh gjithmonë si tek barku. Ne e nisëm këtë rrugëtim bashkë, më afër se kurrë e kështu do të vazhdojë.”- shkruan Sara

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb