Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ftuar në emisionin “Open” “News 24”, ka folur për SHBA dhe marrëdhëniet me ta.

Berisha tha se shpallja e tij non grata, është e manifestuar nga filantropi Geroge Soros, me lidhjet e tij në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Sipas Berishës, ambasadorët amerikanë kanë mbajtur një kah herë majtas dhe herë djathtas në politikën shqiptare, ndërsa shtoi se interesi i shqiptarëve është demokracia dhe vota e lirë me apo pa amerikanët në krahë.

Pyetje: 30 vite më pas akuzat ndaj administratës së SHBA i bënë socialistët. Në ’92 keni bërë fushatë krah ambasadorëve. A është normale që në ’92 keni ardhur në pushtet me ambasadoren amerikane në krah tani kërkoni në pushtet që të keni ambasadoren amerikane kundra?

Berisha: Kërkoj që qytetarët shqiptarë të votojnë të lirë. U them bashkatdhetarëve të mi që historinë e zgjedhjeve në Shqipëri janë dy deklaratat, njëra prej tyre më ndihmuesja që ndihmuan shqiptarët për zgjedhjet janë ato të Joe Biden në vitin 2005, kur tha se ata janë një komb i mrekullueshëm po s’u lanë të votonin të lirë. Por edhe kur foli Palmer, ku uroi Edi Ramën papritur pa shqyrtuar ankesat. Ishte një urra që vinte nga George Sorosi dhe kurrë nga SHBA. Aty u shkelën parimet e asaj demokracie. Kishte një raport tronditës të një organizate të majtë, që me ndershmëri damkosi zgjedhjet. Këto nuk kishte rëndësi për Palmer.

Pyetje: A fitohet në Shqipëri pa mbështetjen e Amerikës?

Berisha: Amerika nuk përfaqësohet nga Geroge Sorosi. Në Shtëpinë e Bardhë e kudo janë për votën e lirë. Ka të tjerë që duartrokasin zgjedhjet në të cilën vota u plaçkit dhe u rrëmbye. Diaspora ka ruajtur rol të rëndësishëm.
Pyetje: Departamentin e Shtetit e drejton George Soros sipas jush?
Berisha: Është një nga personat më të fuqishëm. Janë të paktën 40 artikujt që flasin për marrëdhëniet e ngushta të Blinkenit dhe Soros-it. Olta Xhaԭka në proces e sipër për t’i ikur mandati shkon në konferencë shtypi. A nuk është kjo mburojë? Më thuaj të lutem.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb