Ceremonia e hapjes së Botërorit në Katar po afron, por ka shumë dezertime nga artistët që duhet të merrnin pjesë. Edhe Shakira ka vendosur të ndjekë hapat e Dua Lipës dhe Rod Stewart, duke refuzuar ofertën për të marrë pjesë. Këngëtarja kolumbiane ka refuzuar ofertën për të performuar në ceremoninë e hapjes së Kupës së Botës që do të zhvillohet këtë të diel në stadiumin Al Bayt para 60 mijë shikuesve.
Ndryshe nga Dua Lipa, Shakira nuk ka komentuar vendimin e saj, ka të bëjë me të drejtat e njeriut në Katar apo për shkak të impenjimeve familjare, teksa së fundmi ajo ka udhëtuar në Miami bashkë me fëmjët e saj. Shakira ishte imazhi i Botërorit 2010 në Afrikën e Jugut me këngën e saj Ëaka-ëaka. Dhe pikërisht gjatë realizimit të videoklipit ajo u njoh me Pique, me të cilin bashkëjetoi 12 vite dhe lindi dy fëmijë, por këtë vit u ndanë.
(BalkanWeb)