Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-portierit Bujar Gogunja.
Meta shkruan se Gogunja hyri në kohën e tij në historinë ndërkombëtare të futbollit për mos pësim goli për 1042 minuta, ndaj dhe për vlerat e larta sportive do të kujtohet gjithmonë me shumë respekt dhe mirënjohje
Statusi:
Me pikëllim mësova lajmin për ndarjen nga jeta të një prej legjendave të portës shqiptare, “Mjeshtrit të Madh” Bujar Gogunja, ish-portier kampion kombëtar i Labinotit në vitin 1984.
Gogunja hyri në kohën e tij në historinë ndërkombëtare të futbollit për mos pësim goli për 1042 minuta, ndaj dhe për vlerat e larta sportive do të kujtohet gjithmonë me shumë respekt dhe mirënjohje.
Ngushëllime familjes, miqve, tifozëve dhe sportistëve ndër vite të ekipit të Elbasanit!
(BalkanWeb)