Ish-prokurori i Përgjithshëm Shkëlqim Hajdari i ftuar në studion e emisionit ‘Open’ në News24 ka bërë deklaratën e bujshme se brenda gjykatës së posaçme kundër korrupsionit SPAK do të ketë hetime.

Hajdari deklaroi se shumë shpejt do ketë segmente ose individë brenda SPAK-ut që kanë shkelur betimin e prokurorit dhe se brenda kësaj strukture do ketë goditje penale pasi ka prova për këtë shkelje.

“Ne do shikojmë shumë shpejt që nëse segmente të caktuara të SPAK-ut kanë shkelur betimin e tyre, SPAK-u e ka shitur sovranitetin, ata janë në përgjim. Do kemi goditje penale brenda SPAK-ut, absolutisht, ka prova. Ne nuk kemi pasur SPAK dhe janë arrestuar prokurorë të tjerë. Nëse del një provë. Nuk rrëshqitën në media ku popullit iu shit sikur mbaroi çështja e inceneratorëve dhe rrodhën disa kontrata dhe SPAK tha që çështja nuk është mbyllur”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb