Suksesi 3-0 përballë Milan bën me krahë Simone Inaghi: “U treguam të zotë duke interpretuar një ndeshje perfekte, ishim gjithnjë të qartë dhe kompakt. Si trajner është një kënaqësi e madhe të shohësh skuadrën duke luajtur në këtë mënyrë. Tani të shijojmë këtë trofe, i dyti sezonal, por të fitosh një finale kundër Milanit është gjithnjë ndjesi e bukur. Jemi këtu për të fituar trofe, i mirëpresim komplimentet, por duhet të shohim përpara”, u shpreh ndër të tjera Simone Inzaghi.
Në çdo rast një sukses përballë Milan ka një shije të veçantë, jo vetëm për Inzaghi, por edhe për Calhanoglu, një ish i famshëm: “Unë preferoj të qëndroj në heshtje, por disa gjëra të rënda dhe të pavërteta nuk i prisja, por karma rikthehet gjithnjë. Ne kishim uri, ata duhet të na respektojnë, Përfundoi 3-0 dhe i dërguan në shtëpi shumë shpejtë, i hëngrëm”, u shpreh Calhanglu pas finales.
Humbja e pësuar përballë Inter në finalen e Superkupës konfirmon krizën që ka mbërthyer Milan, fakt që e pranoi edhe Stefano Pioli: “Nuk jemi mësuar të gabojmë kaq shumë, kundër skuadrave të forta e paguan shtrenjtë. Qartësisht nuk jemi në nivelin tonë më të mirë, mbi të gjitha në nivel mental, por e di recetën për tu rikthyer”, theksoi Pioli pas finales.
(BalkanWeb)