PRISHTINE– Në Kosovë është rikthyer gripi i derrit. Gjatë 24 orëve të fundit, në Qendrën Emergjente të QKUK-së janë paraqitur 4 persona që dyshohet se janë infektuar me virusin H1N1, njofton transmetuesi publik.

Njëri nga këto raste tashmë është diagnostikuar dhe është shtruar në klinikën infektive, kurse 3 të tjerët po presin rezultatin e analizave.

“Nga mbrëmë kemi pranuar një rast, sot 2 raste, mjaft tipike, dhe raste dyshuese për infeksion H1N1. Kemi një gjendje të alarmit në reanimim”, ka thënë mjeku Avdush Bajgora.

(el.sp/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: