“Krimi i organizuar dhe korrupsioni gëlojnë në vendin tonë”, kështu u shpreh analisti Ben Andoni në një intervistë në “News24”.

Gjithashtu ai u shpreh se niveli i korrupsionit në vend është shumë i lartë, ndërsa u ndal edhe tek skandali i AKSHI-t për të cilën tha se kryeministri Edi Rama thuasje u investua personalisht për të mbrojtur  Mirlinda Karçanaj.

“Krimi në vend po gëlon. Zonja me paturpësi, qoftë nga Rama qoftë nga ajo, kaluan një nga momentet më të vështira, ai gati u investua qoftë personalisht për ta mbrojtur. Këta njerëz me këto pasuri, që nuk të dalin 2 jetë për t’i gëzuar. Kalojnë sikur nuk është bërë asgjë. Drejtësia duhet të ketë edhe një strategji që ndoshta edhe nuk duhet bërë publike, se si do të veprojë apo të jetë efikase.  Qoftë krimi i organizuar qoftë korrupsioni është kaq i sofistikuar saqë edhe SPAK besoj nuk arrijnë të penetrojnë dot. Më shqetëson fakti që pas emrave të këtyre diskurseve, ka edhe qindra mijëra dosje të njerëzve të thjeshtë, njerëz që merren me pjesën e gjakmarrjeve, kanë vdekur ma marrë edhe zgjidhje për pronat”, tha mes të tjerash ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb