SHKUP – Zv/kryeministri i Maqedonisë, Musa Xhaferi, ka folur për bisedën erotike me deputeten Mehmeti, të publikuar në media dhe rrjetet sociale, si dhe për raportimet për dorëheqjen e tij.

“Nuk është e vërtetë, ato janë spekulime mediatike. Unë mbetem në postin e zv/kryeministrit, ndërsa lajmet e fundit janë spekulime të cilët ju kontribuojnë qarqeve të caktuara”,- ka deklaruar Xhaferi.

“Audio-incizimet janë të pavërteta dhe janë të inskenuara nga njerëz të cilët shantazhojnë funksionarët e BDI-së”, – ka deklaruar ai duke shtuar se BDI-ja ka kërkuar nga prokuroria që të zbardhë të vërtetën për materialet.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: