Konsumimi i rregullt i panxharit të kuq ndihmon në shërimin e shumë sëmundjeve. Efekt pozitiv ka sidomos tek sëmundjet e shkaktuara nga stresi. Po kështu fibrat që përmban panxhari i kuq mundësojnë uljen e kolesterolit në gjak deri 40 për qind.

Panxhari njihet edhe për faktin se e ul shtypjen e lartë të gjakut dhe ndihmon në ruajtjen e elasticitetit të enëve të gjakut. Parandalon dhe shëron enët e zgjeruara, nëse e konsumoni për ditë.

Hekuri në panxhar është preparat i fortë për pastrimin e organizmit prej helmeve dhe në pastrimin e gjakut. Pikërisht për këtë fakt, është shumë efikase në shërimin nga shumë sëmundje të shkaktuara si pasojë e helmeve të grumbulluara.

Te zhytësit profesionistë me vetëm 70 ml lëng të panxharit gjatësia e mbajtjes së frymës rritet për madje 11 për qind, ndërsa çiklistet që pinë 500 ml lëng të panxharit mund të vozisin madje 20 për qind më gjatë.

Panxharin do të duhej ta konsumonin edhe shtatzënat, sepse është i pasur me acid folik, që parandalon shumë sëmundje tek porsa të lindurit.

Pos kësaj, lëngu i panxharit stimulon punën e mëlçisë dhe parandalon kapsllëkun, e në kombinim me karotën, është ilaç kundër gishtit, sëmundjes së veshkave.

Përbërësit që i përmban kjo perime ngadalësojnë zhvillimin e tumorit në prostatë dhe gji për 12,5 për qind.

Por, vetitë shëruese të panxharit nuk mbarojnë këtu, ndihmon te dhimbjet e kokës, të dhëmbit, dizenteria, dhimbjet e ashtit, te dhimbjet menstruale.

Konsumimi i panxharit të kuq do të sjellë shumë përparësi, prandaj duhet të gjendet çdo ditë në pjatat tuaja.

(el.sp/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: