KOSOVE- Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç do të vizitojë Kosovën ditën e diel. Lajmi është bërë i ditur nga lideri i listës ‘Srpska’, Marko Gjuriç.

Ai gjatë qëndrimit të sotëm në pjesën veriore të Kosovës, u ka thënë mediave serbe se Vuçiç do t’i vizitojë disa nga vendet ku banohen me shumicë serbe. Gjatë vizitës së tij që planifikon ta bëjë të dielën, Vuçiç, sipas Gjuriçit, do tu drejtohet qytetarëve në Zubi Potok, ndërsa do t’i vizitojë edhe disa vende tjera. /Insajderi/
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: