Gazeta britanike The independent shkruan në një shkrim të saj se dhuna dhe persekutimet që ka bërë ISIS ndaj kristianëve kundërshtohet nga hadhithet (porositë) e Profetit Muhamed.

Studimet mbi shkrimet e Profetit, mes viteve 622 dhe 632 tregojnë se kristianët ishin pjesë e “ummah” (në arabisht-komunitetit) dhe ishin të mbrojtur e të ruajtur.

Craig Considine, një historian dhe studiues i njohur, thekson se vizioni i Profetit për një shtet ishte pluralizmi dhe mbrojtja e të drejtave të të tjerëve.

“Studimet tregojnë më mënyrë të qartë se kush keqtrajton dhe diskriminon kristianët, apo edhe besimtarë të tjerë, nuk mund të justifikohet me Islamin dhe aspak me hadithet e profetit Muhamed”, thekson Considine.

Dr Considine, nga Universiteti Rice-Teksas, beson se publikimi i këtyre dokumenteve do të japë një kontribut mbi zhdukjen e injorancës në radhët e islamofobëve.

“Mesazhi i Profetit Muhamed mbështetet tek dhembshuria dhe paqja. Kjo është ajo që shoqëria amerikane dhe botërore ka nevojë sot më shumë se kurrë”, tha ai.

Profesori i Historisë thekson më tej se dokumentet janë të vjetra dhe gjenden kudo për këtë çështje, por ato jo gjithmonë janë përkthyer dhe shpërndarë masivisht, madje në disa raste nuk janë përkthyer fare.

“Profeti Muhamed nuk ka shkaktuar shqetësime tek kristianët, as nuk ka ndërhyrë në jetën e tyre private apo të pronës së tyre. Ai theksonte se nëse shteti i jep prioritet një ose më shumë grupeve etnike, do të thotë të zhvlerësosh qytetarët në bazë të përbërjes së tyre etnike apo kulturore”, thekson studiuesit amerikan.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: