TIRANE – Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH ) dhe Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) janë duke ndjekur situatën e akseve rrugore pas reshjeve të dëborës që kanë rënë gjatë ditëve të fundit.
Situata paraqitet e ndryshme këtë mëngjes krahasuar me fundjavën. Rekomandohet përdorimi i zinxhirëve edhe në orët e mbrëmjes dhe orët e para të mëngjesit, për shkak se gjatë natës ka temperatura të ulëta, të cilat shkaktojnë ngrica në rrugë. Këto segmente spërkaten me kripë, skorje dhe granil.
Bëhet me dije se për ditën e sotme deri në orën 15:00, situata e kalueshmërisë së akseve rrugore paraqitet si më poshtë:
QARKU TIRANE
Në akset Trau Dajt – Qafë Mollë – Bizë, Trau Dajt – Antena, Qafë Priskë – Shëngjergj kalimi kryhet normalisht. Qarkullimi kryhet pa zinxhirë, por rekomandohet kujdes ne vendet qe nuk i zë dielli .
QARKU DURRES
Nuk ka probleme në akset e këtij qarku. Të bëhet kujdes në qarkullim, pasi ka trafik në akset e këtij qarku.
QARKU ELBASAN
Aksi Librazhd-Stebleve është i hapur. Qarkullimi është normal në aksin Elbasan-Librazhd-Qafe Thanë. Duhen përdorur zinxhirët në segmentin Lunik –Steblevë. Qarkullimi bëhet me vështirësi në Shelcan, pjesë e aksit Elbasan-Gjinar, ku ka ndodhur rrëshqitja e rrugës. Në akset e tjera të bëhet kujdes nga ngricat në rrugë, gjatë orëve të natës dhe orëve të para të mëngjesit.
QARKU BERAT
Nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve në akset e këtij qarku. Të bëhet kujdes në segmentet rrugore ku punohet. Rekomandohet të qarkullohet me kujdes, për shkak të ngricave nga temperaturat e ulëta të natës dhe orëve të para të mëngjesit.
QARKU VLORE
Nuk ka probleme për qarkullimin në të gjitha akset e këtij qarku. Qarkullimi kryhet normalisht në të gjitha akset. Por në orët e para të mëngjesit dhe në orët e mbrëmjes të bëhet kujdes nga ngricat.
QARKU GJIROKASTER
Nuk ka probleme për qarkullimin në të gjitha akset e këtij Qarku. Rekomandohet ecja e kujdesshme, sidomos në orët e mbrëmjes dhe orët e para të mëngjesit, pasi me uljen e temperaturave mund të formohen ngrica në rrugë.
QARKU KORÇE
Të kihet kujdes gjatë orëve të para të mëngjesit dhe të mbrëmjes për shkak të temperaturave të ulëta mund të ketë zona me ngrica. Eshtë kryer kriposja e të gjitha akseve. Situata është normale. Temperaturat e ditës janë mbi 0 gradë. Eshtë kryer kriposja dhe gatishmëria nga ana e firmave kontraktore është e plotë. Kalueshmëria pa problem. Qarkullimi kryhet pa zinxhirë në të gjitha akset e qarkut të Korçës. Nga temperaturat e ulëta ka segmente rrugore ku formohen ngrica. Prandaj rekomandohet që mjetet qarkullojnë me kujdes në orët e para të mëngjesit dhe në orët e mbrëmjes.
QARKU KUKES
Ka patur reshje dëbore në të gjithë qarkun, sidomos në qafat e maleve. Në autostradë ka patur dhe rënie gurësh. Janë marrë masat duke pastruar borën, largimin e gurëve dhe vazhdon kriposja e rrugëve gjatë ditës në segmentet ku ka patur prani ngricash.
Qarkullimi rekomandohet të bëhet me zinxhirë në segmentin K.Domaj – Draj Reç dhe Kukes – Qafe Shllak, për shkak të temperaturave të ulëta dhe ngricave në rrugë.
Qarkullimi në Rrugën e Kombit kryhet normalisht.
QARKU DIBER
Ka patur reshje bore gjatë natës. Janë marrë masat duke pastruar borën dhe po kriposen rrugët për shkak të temperaturave të ulëta. Ka prani ngricash ne akset Ura e Cerenecit-Stebleve, Peshkopi – Qafe Draj. Në aksin Skurraj – Burrel ka patur rënie gurësh në rrugë. Masat e marra për pastrimin e rrugës në orët e natës dhe tani qarkullimi në këtë aks është normal. Qarkullimi kryhet me zinxhirë në segmentin Q.Klenje – Klenje, Zall Dardhe – Qafe Draj dhe Ura e Cerenjes – Vasie. Rekomandohet kalimi me zinxhirë edhe në segmentet Qafe Bualli – Kraste dhe Qyteze – Zerqan.
QARKU SHKODER
Gjate natës ka patur reshje bore. Eshtë punuar për pastrimin e borës gjatë orëve të mëngjesit dhe ditës dhe vazhdon kriposja e rrugëve për shkak të ngricave. Qarkullimi kryhet me zinxhirë në segmentin Vrith – Razem dhe Qafe Mali – Qafe Shllak. Të bëhet kujdes nga ngricat në orët e para të ditës dhe në orët e mbrëmjes, pasi temperaturat janë të ulëta.
QARKU FIER
Nuk ka probleme për qarkullimin. Të bëhet kujdes në lëvizje, për shkak të fluksit të madh të makinave në superstradën Fier – Lushnje.
QARKU LEZHE
Gjate natës ka patur reshje shiu, por pa sjellë probleme në qarkullim. Eshtë punuar gjate natës dhe orëve të mëngjesit për pastrimin e rrugëve dhe kriposjen e tyre për shkak të ngricave. Të gjitha akset qarkullohen pa zinxhirë.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: