Në krye të Zelandës së Re do jetë një kryeministër i ri. Zgjedhjet parlamentare atje nxorën fitues partinë e qendrës së djathtë, National Party dhe si rrjedhojë kryeministri i ri pritet të jetë lideri i saj Christopher Luxon.

Sipas mediave të huaja, kryeministri aktual i Zelandës së Re Chris Hipkins, ka telefonuar Luxon duke pranuar humbjen dhe duke e uruar atë për fitoren. Luxon u bë pjesë e parlamentit në vitin 2020dhe ia doli të bëhej lideri i partisë opozitare më të madhe në vend. Gjatë fushatës së tij, Luxon është zotuar për uljen e taksave dhe kriminalitetit në Zelandën e Re.

Media New Zealand Herald raporton se National parashikohet të fitojë 51 vende, Laburistët 33, Të Gjelbrit 13, Akti 12, NZ First 8 dhe Te Pāti Māori katër vende.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb