Kreu i ‘Nisma Thurje’, Endrit Shabani dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi janë përfshirë në një debat lidhur me dosjen “Partizani” dhe akuzuat për korrupsion ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, gjatë emisionit “Open” në News24.
Sipas Boçit, kryeministri Edi Rama ka kërkuar arrestimin e Berishës, ndërkohë që kjo deklaratë është kundërshtuar nga Shabani, i cili u përgjigj duke thënë se Rama nuk ka interes, pasi kështu hapet një shteg i ri. Kjo referuar arrestimeve të SPAK.
Pjesë nga debati në studio:
Shabani: Kush është pas hetimit SPAK si institucion i pavarur apo një luftë politike? Unë besoj se jemi para një zhvillimi historik në mbyllje të një karriere 30-vjeçare politike. Berisha është parë si një person i paprekshëm. Unë e shoh si mbylljen e një karriere politike dhe fillimi i një periudhë të re të drejtësisë. SPAK gradualisht po bën atë drejtësi që Shqipëria ka pritur në 30 vjet dhe po hap një derë të re. E shoh si një zhvillim pozitiv të fuqizimit të SPAK.
Boçi: Në gjykimin tim, jo se lidhet me Berishën. Ju bëtë një analogji dhe dakord me analogjinë, por çdo krahasim çalon. Akuzat, mënyrë si është artikuluar është e paqartë. Pse është politike? Sepse jemi në një shtrat politik dhe eliminim të kundërshtarit politik. Është ndërmarrë lobimi, çështja ‘McGonigal dhe ka goditje politike. Përfaqësuesi kryesor i opozitës është Berishës. Akti është ai politik dhe ajo e drejtësisë. Të gjithë e dimë që Rama vjedh zgjedhjet. SPAK në mënyrën si ka vepruar ka ngritur akuza në fantazi. Ti Shabani mendon politikisht dhe jo juridikisht. Unë po flas mbi baza politike dhe juridike. Akuzat e Malltezit kush janë? Mori pronën e tij dhe e zhvilloi. Pse duhej ky veprim tani zoti Shabani?
Shabani: Është pjesë e dosjes ehte 200 faqe dosje.
Boçi: Mund të ketë dhe 400, por mund të jenë Basha. Rama ka kërkuar në mënyrë përcaktuese arrestimin e Berishës.
Shabani: Të flasim troç, SPAK nëse ka influencë, kanë amerikanët dhe britanikët. Unë e shoh Ramën e pa interesuar, pasi hapet një rrugë, një shteg. Tek ajo dosje ka dhënë edhe Rama leje, kjo do të thotë se po të shkojë më thellë kjo dosje, do të shkojë edhe te kryeministri. Si eliminon Berishën duke arrestuar dhëndrin? Berisha nuk është i arrestuar. Në lidhje me lobimin, ka qenë kundër Bashës, jo Berishës. Së treti, çështja e vulës është në gjykatë. Unë besoj se njeriu më interesuar për ta pasur në skenë Berishën duke u zënë është Rama. U mbajtën zgjedhjet para 2 muajsh, çfarë rrezikshmërie paraqiti Berisha?
(BalkanWeb)
