KUKES-Janë 32 sanitare të spitalit Rajonal dhe maternitetit në Kukës të cilat janë pushuar nga puna dy ditë më parë. Ndërsa sot kanë protestuar përpara Drejtorisë së Spitalit për këtë vendim që sipas tyre është politikë dhe i padrejtë.

Të dëshpëruara, të irrituara njëzëri sanitaret thanë se kanë mbi 20 vite eksperiencë pune dhe se me ketë punë mbanin gjallë familjet e tyre.

Ish-drejtori i spitalit të Kukësit mjeku Astrit Haziri ishte i vetmi nga radhët e bluzave të bardha që mbështeti protestën e sanitarëve për largim të padrejtë nga puna.
Në mbështetje të tyre ka dal kreu i PD dega Kukës, i cili e ka cilësuar si largim politik dhe selektiv ndërkohë që sipas tij janë larguar sanitare me mbi 20 vite eksperiencë dhe janë zëvëndësuar me punonjës me 3 muaj eksperiencë pune gjë e cila nënkupton korrupsionin që ka kapluar spitalin Rajonal të Kukësit.

Shumica e punonjësve të cilat protestuan janë kryefamiljare dhe jetojnë vetëm me anë të kësaj rroge pasi familjarët e tyre nuk janë të punësuar ndërkohë që shkurtimi i punës rrezikon të shkaktojë probleme social-ekonomike në familjet e tyre. Mësohet se drejtorja e këtij spitali Hasie Zeneli ndodhet prej disa ditësh jashtë vendit (në SHBA).

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: