Kapsula “Dragon” e kompanisë “SpaceX,” mbërriti në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës, me furnizim shumë të mjaftueshëm për ekuipazhin në bord.
Anija ka një ngarkesë me 2,300 kilogram ushqime dhe furnizime të tjera për eksperimentet që kryhen në Stacion.
Kapsula “Dragon” u nis të shtunën nga qendra Cape Canaveral në Florida, misioni i pestë i saj, në bazë të një kontrate 1,6 miliardë dollarëshe me NASA-n.
Të gjashtë astronautët në stacionin e hapësirës kanë nevojë për furnizime, sidomos pas dështimit të një anieje të mëparshme në tetor, që shpërtheu gjatë lëshimit.
(er.nu/voa/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: