BRAZIL- Një park krejt ndryshe i quajtur “parku i seksit” po projektohet të ndërtohet në Brazil. Could Piracicaba, projektuesi nga Brazili e ka emëruar parkun e tij të seksit ‘Erotik Land’.
Parku mendohet të ndërtohet dy orë larg nga Sao Paulo, por qytetarët e Brazilit nuk janë aspak dakord me këtë projekt pasi ata shprehen se nuk dëshirojë të etiketohen si ‘kryeqyteti i seksit’.
Biznesmeni Mauro Morata, që ka marrë përsipër ndërtimin e këtij parku, bën të ditur se “ErotikaLand” do të jetë një park i kënaqësisë, por brenda tij nuk do të lejohet kryerja e marrëdhënieve seksuale.
“ErotikaLand” do të ketë një bashkëpunim të ngushtë me motelet përreth zonës, për t’iu mundësuar vizitorëve të parkut të kalojnë momente më intime me partnerët e tyre.
Projektuesit thonë se me ndërtimin e parkut do hapen 250 vende pune të reja ndërsa pritet të rriten edhe të ardhurart nga turizmi.
Është menduar që ky park të ketë kinema 7D, ndenjëse me vribrator, një pishinë për nudistët, makina gare në formën e organeve gjenitale të femrave dhe meshkujve si dhe një ‘tren kënaqësie’ ku personat do të qëndrojnë të zhveshur.
(ma.ar/BalkanWeb)
