Në Palermo një burrë rrahu vajzën e tij 15-vjeçare dhe të dashurin e saj pasi i zbuloi së bashku në dhomën e gjumit. Rrahjet ishin aq të dhunshme sa që shtrimi në spital ishte i nevojshëm.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Pallavicino. Policia ka aktivizuar procedurat e kodit të kuq dhe ka denoncuar burrin për lëndime dhe keqtrajtime në familje.

Fqinjët kanë ngritur alarmin pasi kanë dëgjuar britmat e tërbuara të babait. Burri i ka goditur me send dy të rinjtë në kokë, shkruan TgCom.

Karabinierët e kompanisë San Lorenzo morën raportet mjekësore të të dyve, por edhe dëgjuan vajzën dhe të dashurin e saj për të rindërtuar dinamikën.

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb