Mbrëmjen e sotme në të gjitha institucionet fetare ortodokse mbahet ceremonia e Festës së Pashkëve.
News24 do të transmetojë live ceremoninë nga Katedralja “Ngjallja e Krishtit” në Kryeqytet, nën moderimin e gazetarit të mirënjohur të besimeve fetare të Shqipërisë, zotit Ferdinand Samarxhi.
Ceremonia pritet të nisë në orën 23:00.
Pashka (ose pashkët) është kremtimi më i madh i kalendarit liturgjik të Kishës Orthodhokse dhe të kishave të tjera të krishtera që kremtojnë Ringjalljen e Jezusit të Nazaretit ndodhur, sipas Besëlidhjes së Re, tre ditë pas vdekjes së tij në kryq.
(BalkanWeb)
