DIBËR- PDIU do të drejtojë bashkinë e Dibrës pas largimit të Shukri Xhelilit, i cili u shkarkua për shkak të video-skandalit seksual dhe ndodhet në paraburgim.

Mësohet se bashkia do drejtohet përkohësisht nga Et’hem Fida i PDIU, i cili mban postin e nënkryetarit të Bashkisë.

Vendimi është marrë nga Këshilli Bashkiak pas video-skandalit të ish-kryetarit Xhelili, i cili premtoi punë në këmbim të favoreve seksuale.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: