FIER – Denoncimi për avioni që furnizohen me drogë në plazhin e Semanit shqetëson Policinë e Fierit. Denoncimi i qytetarëve është bërë në rrjetet sociale. Në portalin “Jeta osh qef” disa qytetarë kanë denoncuar bllokimin që policia e Fierit, përmes efektivëve të armatosur i ka bërë kryqëzimit të hyrjes për në Seman, duke mos lejuar lëvizjen në të. Qytetarët hedhin dyshime se këta efektivë mbronin trafikun e drogës me avionë, ndërsa kanë postuar dhe disa foto.

“Përshëndetje Jeta osh qef! Ne qiellin e Semanit janë parë tre avionë të bardhë, të cilët janë ulur me radhë në bregdet dhe po mbushen, e dini vetë ju. Policia ka bërë postobllok në kryqëzimin në hyrje të Semanit dhe nuk i lejon qytetarët të shkojnë në plazh. Të gjithë fierakët e dinë këtë gjë, prandaj dhe policia rri aty e armatosur” – thotë një nga denoncuesit.

Pas këtij lajmi ka ardhur dhe reagimi i Policisë, që shprehet se ky postbllok është ngritur rreth një muaj më parë, me qëllim mbrojtjen e pyjeve pas hyrjes në fuqi të moratoriumit.

Gjithashtu Policia sqaron se në këtë postbllok janë katër shërbime: Policia e Shtetit, Policia Ushtarake, Policia Tatimore dhe Policia Pyjore.
(er.nu/news24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: