Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se nesër në orën 09:00, Grupi Parlamentar i shumicës qeverisëse do të dëgjojë Rektorin e Universitetit Bujqësor, Fatbardh Sallaku, lidhur me masat e sigurisë që janë marrë për stafin dhe pedagogët e universitetit.
Rektori ka kërkuar të dëgjohet publikisht për të sqaruar situatën, duke theksuar se ka pasur një keqkuptim të madh.
Edi Rama: Nesër në 09.00 Grupi Parlamentar i shumicës qeverisëse do të dëgjojë me kërkesën e tij, Rektorin e Universitetit Bujqësor, Fatbardh Sallaku, lidhur me 24 masa sigurie PA GJYQ për stafin dhe pedagogët e universitetit për disa procedura të disa viteve me parë. Vetë rektori, i cili nuk rezulton i lidhur me këtë hetim, flet për një keqkuptim shumë të madh dhe kërkon të dëgjohet publikisht, në një moment historik kthese për Universitetin Bujqësor që ka hyrë në rrugën e transformimit me synim njehsimin e plotë të diplomave me Universitetin BOKU të Vienës në Shqipërinë2030🇦🇱🇪🇺
Masat e SPAK te Universiteti Bujqësor
Prokuroria e Posaçme ka lëshuar 24 masa sigurie ndaj zyrtarëve të Universitetit Bujqësor.
Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur identitetet e zyrtarëve, ku 5 prej tyre u vendosën në pranga.
Nuk ka një deklaratë zyrtare për operacionin e SPAK, ndërsa bëhet me dije se bëhet fjalë për abuzim me tendera.
Ndaj personave që janë lëshuar masat e sigurisë rëndon akuza e shpërdorim të detyrës dhe korrupsionit.
ARREST ME BURG:
1. Edmond Tërthorja,
2. Amarildo Lleshi,
3. Mehmet Qoshja,
4. Altin Murto,
5. Piro Zoga,
Arrest Shtëpi:
1) Agim Sefa,
2) Arjan Buliqi,
3) Serafin Skënderi,
4) Ilir Kusi,
5) Dritan Laçi,
6) Azem Parllaku,
7) Artur Koleci,
8) Radion Dhromi, i
9) Blenard Spaho,
10) Tedi Proda,
Janë firmosur edhe 9 masa Detyrim paraqitje.
(BalkanWeb)
