Drejtuesi i Departamentit për Mbrojtjen e Familjes dhe kundër Politikave të Shpopullimit në PD Aulon Kalaja, i ftuar në emisionin Open në News 24 komentoi mbylljen e TikTok.
Kalaja u shpreh se vendimi për të mbyllur TikTok beson se ka lidhje me zgjedhjet. Ai shtoi se TikTok është rrjet social, që nuk kontrollohet.
Drejtuesi i Departamentit për Mbrojtjen e Familjes dhe kundër Politikave të Shpopullimit në PD, Aulon Kalaja: Unë besoj se vendimmarrja ka lidhje me zgjedhjet. Është një akt censure dhe na kthen pas. TiKTok është i pakontrolluar. Kjo platformë bëri që Donald Trump të rikthehej në pushtet dhe ishte platformë, që nuk e censuronte dot. Nëse Rama fiton zgjedhjet, do ta hapë sërish TiKTok.
Rama del keq në shikueshmëri në TikTok. Në Shqipëri 90 përqind e medieve tradicionale janë me qeverinë. Unë do jem në protestën e 15 marsit, sepse ka njerëz që jetojnë me TikTok. TikTok vendosi zgjedhjet në SHBA. Mund të zhvillosh tryeza, për përdorimin e rrjeteve sociale, por jo të mbyllësh një rrjet social.
(Balkanweb)
