Në GJKKO u zhvillua sot seanca e dytë për gjykimin në themel të çështjes së Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit.

Pas daljes nga seanca, ku ishte e pranishme së bashku me ish-bashkëshortin e saj Ilir Meta, i cili qëndroi pas kafazit prej xhami, ka reaguar me batuta Monika Kryemadhi.

E pyetur nga gazetarët për atmosferën brenda sallës, Kryemadhi u shpreh se nuk ka pasur tensione.

“Nuk kishte tensione. I vetmi tension ishte se filloi të na pikojë kondicioneri te salla e re. E kam me të vërtetë”, tha ajo me ironi.

Ndërkohë, Ilir Meta është shfaqur në kafazin e xhamit brenda sallës së gjyqit, ndërsa Kryemadhi ndodhej para tij. Për asnjë moment Kryemadhi nuk e ka kthyer kokën nga Meta.

Në një moment, Meta ka përshëndetur me simbolin me dy gishta, dhe duke bërë shqiponjën.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb