Detaje të reja mësohen në lidhje me vrasjen e ndodhur këtë mbrëmje në Pllanë të Lezhës.

Këtë mbrëmje, u ekzekutua pranë lokalit të tij, babai i Roan Brahimit, Gjovalin Prendi, 65 vjeç.

Gazetari Igli Çelmeta raporton për Balkanweb se lokali i Prendit është sulmuar dy herë gjatë vitit 2020.

Lokali është sulmuar njëherë me eksploziv dhe njëherë me armë zjarri. Në atë kohë, nga këto sulme, pati vetëm dëme materiale.

(Balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb