Ndarja nga jeta e Papa Françeskut ishte tema e parë sonte në emisionin “Open” në News24 të drejtuar nga Eni Vasili. Në një lidhje Skype, Dom Marjan Gjinesha, famulltar i Shllakut, theksoi se Papa ishte i thjeshtë dhe dha shumë mesazhe për paqe.
“Ishte një Papë i thjeshtë, jetonte ko në luks, udhëtonte në makina të thjeshta. Fliste gjuhën e njerëzve. Nuk ka ndryshuar aasnjë gjë në lidhje me doktrinën e Kishës. Ka hapur derën për të gjithë.
Shumë mesazhe, sidomos për paqe. Nuk ka mbajt asnjëherë një qëndrim anësor. Për atë nuk ekzistonte rendi apo fama e dikujt, ishin të gjithë njësoj për të. Falënderojmë Zotin për të mirat që ka bërë”
Vetë fakti që Papa Francesku zgjidhi të vinte në Shqipëri, një vend i i vogël por që kemi dhënë dhe vazhdojmë të japim shumë për gjithë botën. Kur vjen një Papë, në vendin tonë është një privilegj i madh. Unë e kam takuar dhe kam folur me të. Ishte shumë i thjeshtë. Për Papa Françeskun, nuk ka ekzistuar titulli apo rendi shoqëror, por njeriu”.
Do të bëhen nderimet deri në varrimin e tij. Më pas kardinalët do të mblidhen brenda Kapelës derisa të zgjidhet papa i ardhshëm. Secili kardinal ka të drejtë… dhe shpirti i shenjtë i frymëzon ata që të zgjedhin papën e posaçëm për kohën dhe për kishën. Për tu zgjedhur një papë duhen 2/3 e votave, do të jenë 120 kardinalë, nën moshën 80 vjeç që do të votojnë. Çdo ditë do të ketë 4 votime dhe kur nuk arrihet të zgjidhet papa do dalë tymi i zi. Kur zgjidhet do ta dalë tymi i bardhë”- u shpreh ndër të tjera Dom Marjan Gjinesha.
(BalkanWeb)
