Kreu i koalicionit “Nisma-Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj ditën e sotme ka zhvilluar një takim elektoral me qytetarët në Laprakë.

Ai ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se nuk ka limite në këtë fushatë dhe fyen qytetarët duke i quajtur autikë dhe çyryk. Sipas tij nëse do të donte të kishte një karrierë do të bëhej si kreu i qeverisë dhe lideri i Partisë Demokratike.

Në përfundimin e fjalimit të tij, Lapaj u shpreh se ishte i bindur se shqiptarët në zgjedhjet e 11 majit do i jepnin rreth 300 mijë vota koalicionit të drejtuar prej tij dhe Endri Shabanit e Pano Sokos.

“Rama pa limite, fyen qytetarët i quan autikë e çyrykë. Po të doja karrierë do bëhesha si ata. Ai u degdisi burrat, mbledh gratë për një copë bukë. Në 12 maj besoj se shqiptarët do na japin rreth 300 mijë vota.” tha Lapaj

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb