Nuk ndalen protestuesit. Pasi bllokuan urën tek Vasil Shanto, janë larguar prej aty dhe janë drejtuar drejt 21-shit.
Qytetarë të shumtë janë drejtuar për në zonën e 21-shit, siç edhe e kishin bërë në plan. Protestuesit bllokuan kryqëzimin tek zona e 21 Dhjetorit.
Ata brohorasin në kor “Ju erdhi fundi”, “Edi Rama ka mbaru”, “Arrestoni Ramën” etj.
Makinat iu kanë rënë borive, që të mund të kalojnë. Protestuesit kanë deklaruar se do të lirojnë rrugët, kur të lirohen djemtë e shoqëruar në komisariate.
