Pak ditë para zgjedhjeve, kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi, i ftuar në emisionin Log., shprehu qëndrimet e tij për procesin zgjedhor dhe për përbërjen e koalicionit që ai drejton. Shehi theksoi se ka qenë gjithmonë një mbështetës i listave të hapura, ku kandidatët të konkurrojnë “kokë më kokë” për të fituar besimin e qytetarëve dhe për të hyrë në Parlament.

“Kam luftuar për listë të hapur. Të gjithë kandidatët të jenë në garë të drejtë me njëri-tjetrin, kjo do të ishte një mënyrë më e drejtë për përfaqësimin,” – u shpreh ai.

Duke komentuar mbi përbërjen e koalicionit të tij, Shehi u shpreh se do të kishte dashur që të bashkoheshin më shumë parti të spektrit të djathtë, por kjo nuk e pengon qytetarin që të zgjedhë sipas bindjes së vet politike.

“Ne jemi Djathtas për Zhvillim, dhe ky është një koalicion që e drejtoj unë. Lavdia, sedra, por edhe turpi – nëse ka – më takon mua. Doja që të kishim më shumë parti në koalicion, por edhe kështu ne i kemi ofruar një program të mirë qytetarëve,” – deklaroi Shehi, duke shtuar se nuk ndjek metoda tradicionale të fushatës, por preferon komunikimin përmes rrjeteve sociale për të përcjellë mesazhet politike.

Kryetari i LZHK, Dashamir Shehu: Kam luftuar për listë të hapur dhe të gjithë kandidatët të luftonin “kokë më kokë” për të qenë në parlament. Por kjo më dekurajon, ne jemi Djathtas për Zhvillim, koalicionin e drejtoj unë e lavdia e sedra e turpi më takon mua. Doja që të ishimnë koalicion edhe me parti të tjera, por kjo nuk e pengon elektoratin të zgjedhë atë parti që mendon. Unë bëj postime në FB, nuk i bie derës së njerëzve. Duhet ta bind si qëndrim politik, secili ka mendimet e veta, ne i kemi ofruar një program të mirë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb