Ernest Muçi është bërë përsëri protagonisti absolut i Trabzonsporit, teksa me një gol të tij i siguroi finalen e Kupës skuadrës, duke shënuar në minuat shtesë të takimit. Një gol i cili ka ardhur në një moment kur po diskutohet e ardhmja e sulmuesit, nëse ai do të vazhdojë të jetë pjesë e këtij ekipi apo nëse do të detyrohet të kthehet te Beshiktashi.

“Ishte një ndeshje shumë e rëndësishme për të arritur finalen. Ndeshjet jashtë fushe janë gjithmonë të vështira. Të luash me lojtarë të rinj e bën edhe më të vështirë. Objektivi ynë ishte të arrinim finalen dhe të fitojmë Kupën. Po kalojmë një sezon të madh dhe tifozët tanë e meritojnë Kupën”, tha fillimisht Muçi pas ndeshjes që u zgjidh me golin e tij.

Ai u pyet më pas për diskutimet e merkatos dhe futbollisti pranoi se për momentin nuk ka asnjë vendim përfundimtar. “Unë jam i lumtur këtu. Por as unë nuk di asgjë. Do të jetë një vendim i Trabzonsporit, mendoj ka kohë deri më 20 maj… Më pas, do të shohim. Unë jam i lumtur këtu, por të shohim se çfarë na pret në të ardhmen”, tha sulmuesi shqiptar.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb