TIRANE- Profesor Shuajp Kraja është shpikësi i parë shqiptar që gëzon të drejtën mbi patentën evropiane për vaksinën kundër kancerit.
Profesor Kraja ishte i ftuar nderi në takimin e 10-të vjetor “Për bashkëpunimin e EPO dhe vendeve anëtare” i cili u zhvillua këto ditë në Tiranë.
Zv. Presidenti i Zyrës Evropiane të Patentave Raimund Lutz shprehu mirënjohjen dhe vlerësimin e tij për punën dhe inovacionin e çmuar që profesor Kraja ka sjellë me shpikjen e tij.
(ma.ar/ata/BalkanWeb)
