Të shtëna me armë zjarri janë shënuar rreth orës 01:10 të mëngjesit në fshatin Krastë, Fushë Krujë, ku është qëlluar në drejtim të një lokali.
Sipas informacioneve paraprake, shtetasi Mondi Voga ka njoftuar Sallën Operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë për të shtënat që janë drejtuar ndaj biznesit të tij.
Fatmirësisht, nuk ka persona të lënduar, ndërsa raportohen vetëm dëme materiale.
Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
