Gazetari Igli Çelmeta ka siguruar detaje të reja në lidhje me ngjarjen ne ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë Krujë.
Mësohet se lokali në pronësitë shtetasit Mondi Voga, ishte edhe hotel, ku Voga ioshte mbrëmë së bashku me familjen.
Autorët, të cilët ende nuk janë identifikuar, kanë qëlluar në drejtim të lokalit me 15 plumba kallashnikovi.
Voga është arrestuar më parë për armëmbajtje pa leje.
Në vitin 2020 në automjet iu gjet një armë e tipit pistoletë, ndërsa emri i tij lidhet edhe me një ngjarje të dhunshme të ndodhur në Durrës.
Mondi Voga u kap nga kamerat e sigurisë së një subjekti afër Prokurorisë së Durrësit duke dhunuar avokatin Ilia Ilia. Voga u shpall në kërkim që ditën e ngjarjes, pasi vetë i dëmtuari ka arritur ta identifikojë atë që në momentin e parë dhe ta referojë emrin e tij në organin e hetimit si person që ka lidhje me prokurorin Arjan Ndoj, pasi ka qenë ish shofer i tij.
