Ish- prokurori Arjan Ndoj është paraqitur pak më parë në GJKKO, ndërsa pritet të dëshmojë në procesin ndaj Plarent Dervishaj, në lidhje me atentatin e bërë ndaj tij.
5 persona u arrestuan dhe 4 të tjerë u shpallën në kërkim nga SPAK, pjesa më e madhe e tyre anëtarë të bandës së Durrësit, të dyshuar në përfshirjen dhe organizimin e atentatit ndaj prokurorit të shkarkuar tashmë nga vettingu, Arjan Ndoja, Aleksandër Lahos dhe shoferit që nuk mbijetoi, Andi Maloku, në 1 nëntor të vitit 2019 në mbikalimin e Shkozetit.
Sipas SPAK, të pandehurit kanë ngritur infrastrukturën e nevojshme me qëllim ekzekutimin e personave të targetuar për t’u vrarë, duke siguruar armët e zjarrit, automjetet dhe targat e vjedhura që do të përdornin për të ndjekur viktimat. Nëpërmjet bashkëpunëtorëve të tyre, kanë mundur që të sigurojnë informacione për lëvizjet e shënjestrave edhe nga bazat e të dhënave shtetërore.
(BalkanWeb)
