Luis Diaz është emri që Deco do të kishte dashur ta shihte në radhët e Barcelonës. Këtë e ka pranuar vetë drejtori sportiv i klubit katalanas, duke zbuluar se transferimi i kolumbianit është një nga marrëveshjet e parealizuara për të cilat ndien më shumë keqardhje.
Gjatë një interviste për “Radio Catalunya”, ish-futbollisti portugez u pyet të zgjidhte mes tre emrave të mëdhenj: Luis Diaz, Julian Alvarez dhe Bernardo Silva.
“Për cilin futbollist më vjen keq që nuk e transferova, mes Julian Alvarez, Luis Diaz dhe Bernardo Silva? Pa dyshim, Luis Diaz”, u shpreh Deco.
